MAESTRO
Rrënon australianin Tomic
19 January, 2013 @16:24
Roger Federer shoi shpresat e australianëve duke e mposhtur të adhuruarin e publikut vendas, australianin Bernard Tomic duke e mposhtur 3-0 në sete, me rezultat 6-4, 7-6 dhe 6-1 në sete.
Dueli ndërmjet maestros zviceran dhe kundërshtarit të tij 20 vjeçar edhepse pritej të jetë më i ashpër nga publiku, Federer u mundua pak në setin e dytë, por pastaj me fitore klinike, për 118 minuta kaloi Tomicin.
Federer, i cili është duke kërkuar titullin e 18-të të Grand Slam-eve dhe të pestin në Melbourne Park, në ndeshjen tjetër do të ndeshet me kanadezin Milos Raonic, bartësin e 13-të, që mposhti gjermanin Philipp Kohlschreiber, bartësin e 17-të, 3-0 në sete.
Ndërsa në ndeshjen e ‘pafund’ prej 4 orëve dhe 43 minutave, bartësi i 14-të Gilles Simon mposhti françezin Gael Monfils 3-2 në sete, me rezultat 6-4, 6-4, 4-6, 1-6 dhe 8-6.