DOPESTRONG
Ora e së vërtetës
18 January, 2013 @14:15
Pas viteve të tëra duke i mashtruar dhe gënjyer të gjithë, Lance Armstrong më në fund pranoi që ka përdorur substancat e ndaluara gjatë karierës së tij si çiklist. Ai dhe bashkpunëtorët e tij poashtu kanë akuzuar dhe paraqitur në gjyq të gjithë ata që kanë thënë që Armstrong ka përdorur substanca të ndaluara. Tani, çiklisti i rrënuar, është në proces e sipër të përmirësimit të imazhit të tij publik — një luftë kjo e vlerërsuar nga analistët si e gjatë dhe e mundimshme.
Në mes tjerash edhe pse Lance Armstrong është rrëfyer para Oprah-s, kritikët mendojnë që ai nuk është duke e treguar të vërtetën e plotë.
Në intervistën e hapur e cila do te transmetohet dy ditë rresht në OWN Network, Oprah i ka treguar rrjetit televiziv CBS që ajo dhe i gjithë stafi i saj, gjatë intervistës, janë mahnitur me rrëfimin e Armstrong.
Më poshtë, shikoni një segment nga intervista e paraqitur në CNN.