DOPE-STRONG
Armstrong pranon fajin
16 January, 2013 @9:39
Lance Armstrong ka pranuar për herë të parë se ka përdorur substanca që kanë përmirësuar performancën e tij në Tour de France, gjatë inçizimit të intervistës ekskluzive në emisionin e Oprah Winfrey.
E përditshmja USA Today ka marrë këtë njoftim nga një person brenda emisionit, pasi që do të emitohet për herë të parë të enjten mbrëma.
Lajmi që është shpërndarë nëpër shumë media amerikane, thotë se Armstrong i ka pranuar Oprah-së që ai ka përdorur substanca për të krijuar përparësi gjatë garave të mesviteve të nëntëdhjeta.
Armstrongit i janë hequr të shtatë titujt e fituar në garën më të njohur të çiklizmit, Tour de France, ndërsa është suspenduar vitin e kaluar përjetësisht nga sporti.