Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Federer kalon

REUTERS/Toby Melville

Federer kalon


15 January, 2013 @8:27

Përkundër se pritej një fitore e lehtë për zviceranin Roger Federer, ai u desht të mundohej së paku në setin e dytë për ta mposhtur pastaj lehtë në përgjithësi 6-2, 6-4 dhe 6-1 në sete, françezin Benoit Paire. 

Kjo ndeshje 83 minutëshe e ka lodhur më shumë Federerin sesa që ka pritur shumëkush. 

Ai do të ndeshet pas raundit të parë me fituesin e ndeshjes Dudi Sela nga Izraeli dhe Nikolay Davydenko nga Rusia, në luftën drejt pushtimit të 18 të Grand Slam-eve. 

Në ndeshjet tjera të ditës, françezi atraktiv dhe bartësi i shtatë, Jo Wilfried Tsonga pak me probleme arriti ta fitojë bashkëkombasin Michael Llodra 6-4, 7-5 dhe 6-2 në sete, për të kaluar në raundin e dytë. 

Tsonga në raundin e dytë do të ndeshet me japonezin Go Soeda i cili dëshëpëroi tifozërinë vendase në Melbourne duke ua mposhtur talentin dhe kampionin e Australian Open Junior, Luke Saville, 6-7, 6-3, 6-2 dhe 6-3 në sete.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis