Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Pa problem për favoritët

REUTERS/David Gray

Pa problem për favoritët


14 January, 2013 @12:15

Grand Slam-i i parë i këtij viti ka fillaur sot në orët e para të mëngjesit në qytetin Melbourne të Australisë.

Kampioni i dy viteve të fundit te meshkujt, Novak Djokovic, në xhiron e parë u përballë me françezin Paul-Henri Mathieu. Tenisti serb shënoi fitore me rezultat 3-0 në sete (6-2; 6-4; 7-5).

Ndërsa me rivalitet të madh kaloi dueli ndërmjet spanjollit Fernando Verdasco dhe belgut David Goffin, ku pas pesë seteve të luajtur fitores i’u gëzua Verdasco (6-3; 3-6; 6-4; 3-6; 4-6).

Në kategorinë e femrave vazhdoi dominimi i Maria Sharapovas. Tenistja ruse e cila kishte probleme me lëndime para turneut Australian Open, në ndeshjen e parë të saj e mposhti bashkëkombasen e saj, Olga Puchkova, pa e humbur asnjë lojë të vetme. (6-0; 6-0).

Befasia më e madhe deri më tani ishte eliminimi i nurmit 12 në botë te meshkujt, argjentinasit Juan Monaco, i cili u mposht nga numri 79, rusi Andrey Kuznetsov, me rezultat (6-7; 1-6; 1-6)


 
Të gjitha lajmet nga Tenis