Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TENIS

Nadal, gati për rikthim!

REUTERS

Nadal, gati për rikthim!


5 December, 2012 @8:16

Ish-numri një në botë, 26-vjeçari Rafael Nadal, renditet tani i katërti në ATP (Association of Tennis Professionals). Hera e fundit që Nadal luajti ishte në Qershor, kur ai u diskualifikua në raundin e dytë në Wimbledon.

Spanjolli ishte diagnozuar me lëndim në kockën e gjurit dhe inflamacion të gjurit të majtë. Ai iu rikthye fushës vetëm dy javë më parë.

“Rikuperimi po më shkon shumë mirë, dhe doktorët janë shumë të kënaqur me ecurinë që kam bërë,” ka thënë Nadal për një radio spanjolle.

“Duhet t’a shoh karrierën time nga një pikëpamje pesë-vjeçare. Kam konsideruar operacionin, por doktorët gjithmonë kanë qënë tepër të kujdesshëm me trajtimin tim.”

S’pretendon Australian Open, planifikon Roland Garrosin

Njëmbëdhjetë herë kampioni i ‘grand slam’-eve ka qënë tepër realist rreth kthimit të tij në garë.

“Do të më pëlqente të kthehesha në Janar,” ka thënë ai. “Por nuk pretendoj të kthehem dhe menjëherë të fitoj titullin Australian, më duhet të jem realist. Rezultatet e turneut të parë nuk do të më shqetësojnë shumë.”

“Duhet të llogarisë edhe formën time pas një periudhe të gjatë çlodhjeje. Edhe sikur të zbrisja i 15-i në botë, nuk do të isha i shqetësuar, derisa të isha i mundur të vazhdoja.”

“Dua të jem 100 përqind i gatshëm për Monte Karlon dhe përballjen në Roland Garros,” ka përfunduar Nadal.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis