Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TENIS

Kampioni i stinorit

REUTERS/Dylan Martinez

Kampioni i stinorit


13 November, 2012 @0:01

Në historinë 43 vjeçare të turneut ATP World Tour, ishte vetëm hera e katër ku numri 1 dhe 2 të tenisit botëror, do të takohen në finale.

Në turneun e fundit të stinorit, që u organizua në Londër, fitues doli Novak Djokovic, i cili e mposhti në finale Roger Federerin me rezultat 2-0 në sete (7:6, 7:5).

Djokovic me këtë fitore arriti që ta përfundoj stinorin me titullin e kampionit, sikurse që e kishte bërë edhe në vitin 2008. Ndërsa Federeri, i cili e kishte fituar turneun ATP në dy vitet e fundit, kësaj radhe dështoi.

Në ndeshjen e cila ishte me rivalitet tejet të madh, Djokovic në të dy setet megjithëse ishte në disavantazh, arriti t’i fitoj që të dyjat. Sidomos në setin e dytë, rikthimi i tij në lojë ishte mbreslënëse, pasi që Federeri dështoi në dy raste që ta fitoj setin.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis