Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMULA 1

Aguero, i shpejtë edhe në pistë

Aguero, i shpejtë edhe në pistë


20 November, 2012 @16:55

Futbollisti argjentinas i Manchester Cityt, Sergio Aguero, po tregohet i talentuar edhe në sporte të tjera. Në organizimin e bërë nga Puma Motorsport, Aguero tregoi aftësitë e tij të ngasjes pranë pilotit të Mercedesit, Nico Rosberg, në pistën e Monzas.

Sulmuesi i Cityt e përfundoi xhiron për 1:22:58s duke qenë rreth dy sekonda më i ngadalshëm se Nico Rosberg, i cili përfundoi për 1:21:05s.

“Mendoj se po të mos isha futbollist, do të bëhesha një vozitës i mirë në garat motorike,” tha në fund Aguero duke buzëqeshur.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports