Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMULA 1

Dredhia e Ferrarit

REUTERS/Luca Bruno

Dredhia e Ferrarit


19 November, 2012 @9:16

Ekipi italian i Formula 1 ka vendosur që të ‘shkaktojë’ prishje të qëllimshme te bolidi i Massës para garës për çmimin e madh të SHBA-së dje. Me këtë prishje, ngasësi i dytë i Ferrarit, Felipe Massa, u dënua që të dalë pesë pozita më poshtë në fillim të garës.

E kjo e ngriti ngasësin e parë të Ferrarit, Fernando Alonso, në vendin e shtatë dhe që është më e rëndëishme, pozita e shtatë është më e pastër dhe ka hapësirë më lehtë për të tejkaluar kundërshtarët në fillim.

Kështu, Alonso që në fillim të garës arriti nga pozita e shtatë në të katërtën , ndërsa garën e përfundoi në vendin e tretë dhe mbajti gjallë shpresat për titull deri në garën e fundit – që do të mbahet në Brazil.

Massa nuk ka qenë i kënaqur me këtë vendim, mirëpo ai është dashur ta pranojë këtë për shkak të ekipit të tij.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports