E PENGON SËMUNDJA
Virusi ndal Nadalin
26 December, 2012 @10:54
“Rafael Nadal është dashur që të tërhiqet në minutën e fundit nga lista e pjesëmarrësve të turneut në Abu Dhabi për shkak të një virusi në stomak,” kanë njoftuar organizatorët e turneut ekzibicional në EBA.
Ai është këshilluar nga mjekët që të mos udhëtojë, derisa është në gjendje jo të mirë. Nadal 26 vjeç nuk është parë në ndeshje tenisi që nga qershori i këtij viti për shkak të një lëndimi.
Turneu në Abu Dhabi pritej që të bënte rikthimin e tij pas lëndimit, mirëpo sëmundja e ndaloi. Nadal e ka fituar dy herë këtë turne.