Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

rikthimi

Rrëfimi i Lance Armstrong?

Arkivë: REUTERS/Lucas Jackson/Files

Rrëfimi i Lance Armstrong?


14 January, 2013 @15:00

​Pas zhvjeshjes nga 7 titujt e Tour de France, burime të ndryshme citojnë që Lance Armstrong më në fund do të filloj procesin e përmirësimit të imazhit të tij publik. Kjo do të filloj me intervistën e tij pranë Oprah Winfrey të xhiruar të hënen (14 Janar, 2013) — intervistë e cila do të transmetohet të enjten në Oprah Winfrey Network.

Sipas këtyre burimeve, Lance Armstrong ka për qëllim — që përmes rrëfimit të tij ta mbrojë edhe fondacionin e tij LIVESTRONG, fondacion ky në luftë kundër kancerit.

Pas akuzave të shqiptuara nga USADA (United States Anti-doping Agency) për përdorimin e preparateve jo-legale dhe trafikimin e drogave për ngritjen e perfomancës fizike, Armstrong iu është shmangur komenteve dhe paraqitjes publike, përveç kësaj foto që ai e kishte publikuar në profilin e tij në Twitter.

Simpatizuesit e tijë thonë që Lance Armstrong është i pafajshëm edhe nëse ka përdorur preparate jo-legale gjatë 7 fitoreve të tij në Tour de France, ngase aso kohe drogat për ngritjen e performancës fizike kanë qenë “normë” në çiklizëm dhe të gjithë garuesit kanë qenë të përfshirë në një gjë të tillë — gjë që e bën Armstrong konkurues të barabartë me të tjerët.

Fajtor apo jo, bota e çiklizmit është në pritje të transmetimit të intervistës në Oprah Winfrey Network.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera