ATLETICO MADRID
Klubi do t’ia vazhdojë kontratën
9 July, 2021 @15:45
Dje ka rinovuar trajneri i klubit Atletico të Madrid-it, Diego Simeone, rinovim i cili i ka hapur rrugë edhe rinovimit të mesfushorit spanjoll, Llorente.
Ani pse kontrata e tij nuk skadon deri më 2024, por klubi i Atletico ka shënuar në këtë muaj një rritje të kapitalit të tyre, e si rezultat i kësaj dëshiron që të ‘rezërvoj’ edhe për 2 vite tjera Llorente-n.
Sipas “Transfermarkt” lojtari vlerësohet me, hiç më pak se 80 milionë euro.
Atletico gjithashtu dëshiron të mbyllë sa më shpejt të jetë e mundur nënshkrimin e Rodrigo de Paul, anëtarin e Udinese i cili po përgatitet për finalen e “Copa América” ku do të përballet me Brazilin, i cili është pjesë e kombëtares së Argjentinës. Kurse më vonë, gjithashtu do të pushoj për pak ditë dhe nuk do të nis menjëherë ushtrimet.