DUELI I KTHIMIT, PA SHIKUES
Prishtina njofton: Pa shikues në ndeshjen e kthimit
9 July, 2021 @17:02
Përkundër insistimit të klubit, kampionja e fundit e Kosovës nuk ka marrë miratim për t’i hapur dyert tifozëve për ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj Ferencvarosit hungarez.
Ferencvaros mposhti Prishtinën 3-0 në ndeshjen e parë, duke shënuar shpejt brenda minutave 70-80, ndërsa Prishtina kishte super mundësi në pjesë të parë përmes Oto Johnit, që plasoi mbi portierin, por topi nuk e gjeti portën.
Dueli i kthimit luhet në Fadil Vokrri të martën me fillim prej orës 20:00 dhe do të transmetohet në KlanKosova ka bërë të ditur klubi bardhekaltër nga kryeqyteti. Por, njoftimi i fundit i Prishtinës bën të ditur se nuk kanë marrë leje për të hapur stadionin për tifozë, qoftë edhe me numër të kufizuar të shikuesve.