LIGA E PARË B
Ferizaji e Fushë Kosova, vendas në xhiron e parë
9 July, 2021 @14:28
Skuadra e Ferizajit që u transformua krejtësisht pas përfundimit të vështirë të stinorit të kaluar në Ligën e Parë B do të nis si vendas stinorin 2021/22 ku po mëton rikthimin në elitë.
Ata do të ndeshen me Vllazninë në hapje të stinorit.
Njëjtë, edhe skuadra e cila iu rikthye Ligës së Parë duke përfunduar si kampione e Ligës së Dytë, Fushë Kosova do të luajë si vendas, derisa pret Kikën.
Në përballjet tjera të xhiros së parë të Ligës së Parë B takohen:
Ferizaj – Vllaznia
Ramiz Sadiku – 2 Korriku
Fushë Kosova – Kika
Dardana – Vitia
Arbëria – Flamurtari.