Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA CONFERENCE LEAGUE

Llapi mposhtet në Shkup, debuton me humbje

Foto :KF Llapi

Llapi mposhtet në Shkup, debuton me humbje


8 July, 2021 @21:58

Me humbje ka debutuar në garat evropiane “Llapi evropian”.

Skuadra e Tahir Batatinës u mposht në takimin e parë të 1/8 së Conference League nga Shkupi në kryeqytetin e Maqedonisë Veriore.

Takimi mes skuadrave në fjalë u mbyll 2-0 (Markoski 36’,  Rwatubyaye 90+4’) për shkupjanët, që ndeshjen e kthimit në Kosovë e nisin me epërsi të dyfishtë.

Sikur të mos pranohej goli i dytë krejt në fund, gjasat e Llapit për përmbysje do të ishin më reale, kurse tash gjërat janë komplikuar ndjeshëm.

Ndeshja kthyese luhet javën e ardhshme, më 15 korrik në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League