Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet
{embed="/menu"}

UEFA CONFERENCE LEAGUE

Drita fiton me përmbysje, drejt Malit të Zi me epërsi

Drita fiton me përmbysje, drejt Malit të Zi me epërsi


8 July, 2021 @21:47

Ndonëse ishte në disavantazh 0-1 që pas vetëm 3 minutave lojë, Drita nga Gjilani arriti ta përmbysë rezultatin ndaj skuadrës malazeze Deçiq, për ta mposhtur këtë të fundit 2-1 dhe për ta nisur me fitore rrugëtimin e saj në 1/8 e raundit kualifikues të UEFA Conference League.

Golat për Dritën sonte i shënuan Almir Ajzeraj në minutën e 11’ dhe Marko Simonovski në minutën e 80’. Pas golit të dytë të shënuar, Dritës iu lehtësuan gjërat edhe kur Dresaj i mysafirëve u përjashtua nga loja (80’), për t’ia mundësuar kështu gjilanasve menaxhimin edhe më të lehtë të minutave të mbetura.

Ndeshjen e kthimit ndaj Deçiqit Drita e luan më 15 korrik në Mal të Zi.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League