Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Zyrtare: Simeone vazhdon kontratën me Altetico Madrid

Foto: Marca

Zyrtare: Simeone vazhdon kontratën me Altetico Madrid


8 July, 2021 @19:32

Diego Simeone para pak çastesh ka nënshkruar një kontratë të re me Atletico Madrid deri në qershor të vitit 2024, lajmin e bëri të ditur skuadra spanjolle.

Është tranjeri i cili klubit të Atleticos që i ka sjellur dy tituj të La Ligas, gjë të cilën e kishin bërë vetëm Zamora dhe Herrera.

Trajneri argjentinas ka udhëhequr Atletico në 527 ndeshje dhe ka fituar tetë tituj si trajner i ekipit të Atletico Madrid: Dy La Liga, një Copa Del Rey, një Superkupë spanjolle, dy Europa League dhe dy Uefa Supercup.

Simeone është trajneri me më shumë tituj në historinë e klubit “rojiblanco”. Cholo do të përfundoj një dekadë në krye të Atletico, të cilën ai e ka bërë një nga më të mirët në futbollin evropian e sidomos për pjesën e historikut të klubit të Atletico.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga