VAZHDOJNË ME LOJTARIN

Bashkimi vazhdon me Morinën
13 June, 2025 @16:25
Basketbollisti prizrenas, Altin Morina, ka vazhduar marrëveshjen me ekipin e tij edhe për një stinor. Njoftimin e ka bërë të ditur KB Bashkimi sot, duke treguar se ka arritur dakordim me playmakerin vendor.
Ekipi prizrenas që arriti deri në finale të playoffit pasi që kishte kryer për herë të parë stinorin e rregullt në vend të parë, u bë nënkampion i Kosovës në 2024/25.
Morina 33 vjeçar ka luajtur mesatarisht 22.5 minuta për lojë, duke shënuar 5.3 pikë, 2.8 kërcime dhe 2.5 asistime për ndeshje përgjatë stinorit të kaluar.
Bashkimi në stinorin e kaluar tregoi organizim solid të ekipit dhe pati njërin ndër stinorët më të mirë në histori të klubit.