Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFUNDON SERIA FINALE

Për të dytin vit me radhë, Trepça shpallet kampione e Kosovës!

Foto: FBK

Për të dytin vit me radhë, Trepça shpallet kampione e Kosovës!


21 May, 2025 @20:50

Për të dytin vit me radhë, KB Trepça është kampione e Kosovës në basketboll!

Skuadra mitrovicase e mposhti sonte Bashkimin në ndeshjen e gjashtë të serisë finale dhe rrjedhimisht arriti ta mbrojë titullin kampion.

Sonte në “Minatori”, Trepça ishte më e mirë që nga fillimi dhe me meritë e mbylli ndeshjen me fitore me rezultat 82-67, duke e përfunduar kështu një seri finale fantastike mes dy skuadrave që nuk u dorëzuan në asnjë moment. Seria finale në fjalë përfundoi 4-2 në të mirë të mitrovicasve.

Raporti i zgjeruar, më vonë


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga