Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI I PESTË I SERISË FINALE

1 mijë e 200 euro dënim Bashkimit nga ndeshja e pestë e serisë finale

Foto: FBK

1 mijë e 200 euro dënim Bashkimit nga ndeshja e pestë e serisë finale


19 May, 2025 @22:41

Është vështirë ekipet vendase të shpëtojnë pa dënim nga KG i FBK-së. Pas Trepçës në ndeshjen e katërt, kësaj radhe Bashkimi është dënuar nga KG me 1 mijë e 200 euro për ngjarjet nga dueli i pestë i serisë finale të playoffit të Superligës.

Bashkimi ka marrë 500 euro dënim për fyerje e sharje në kor të publikut ndaj ekipit mysafir/zyrtarëve/etj., si dhe 700 euro tjera për hedhje të gjësendeve në fushë të lojës, që mund të shkaktojnë dënime të lehta, ka bërë të ditur Informatori përkatës i FBK-së.

Sa i përket dënimeve individuale, Lejson Zeqiri i Bashkimit është dënuar me 200 ndërsa Batin Tuna i Trepçës me 100 euro për shkak të gabimeve teknike të tyre në këtë ndeshje.

Pas pesë përballjeve të serisë finale, Trepça udhëheq serinë 3-2 ndaj Bashkimit dhe duelin e radhës e ka në shtëpi, që luhet të mërkurën mbrëma në “Minatori”. Kampion i Kosoovës bëhet ekipi që arrin katër fitore së pari.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga