Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DUELIT TË KATËRT FINAL

Beteja e katërt, pa mungesa të raportuara

Beteja e katërt, pa mungesa të raportuara


14 May, 2025 @15:44

Trepça është vendase në betejën e katërt të serisë finale të playoffit të Superligës ndaj Bashkimit. Mitrovicasit kanë epërsi ndaj prizrenasve, 2-1.

Ekipet nuk kanë lajmëruar për ndonjë lëndim ose mungesë të ndonjë lojtari para duelit të katërt.

Trajneri Adis Beciragic dëshiron të mbrojë titullin kampion me Trepçën dhe me fitore potenciale sonte, t’i afrohet qëllimit.

Kurse në anën tjetër, Sasa Jankovic i Bashkimit dëshiron trofeun e parë në Kosovë, derisa ekipi i tij ka humbur përparësinë e terrenit vendas me humbjen e kaluar.

Super finalet e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës po vazhdojnë me sfida interesante.

Garat shtesë kanë dhuruar emocione, dramë dhe adrenalinë.

Trepça dhe Bashkimi kanë dhuruar spektakël e kështu pritet edhe të mërkurën mbrëma.

‘Xehetarët’ po avancojnë me seri 2:1, ndërsa skuadra që shënon katër fitore, shpallet kampione e Kosovës.

Takimin e parë final e fituan prizrenasit 84:77, kurse të dytin mitrovicasit 79:72. Në sfidën e tretë në Prizren, fituan mitrovicasit bindshëm 71:88 për të pasur epërsinë e terrenit në finale.

Trepça synon fitore për të qenë më afër mbrojtjes së titullit, ndërsa Portokallezinjtë për të barazuar serinë në 2:2 dhe për të rikthyer epërsinë e terrenit.

Kujtojmë se në gjysmëfinale, Bashkimi eliminoi Pejën 3:1, ndërsa Trepça eliminoi Sigal Prishtinën po ashtu 3:1.

Trepça dhe Bashkimi ishin përballur edhe në finalen e Kupës në Prishtinë, ku fituan ‘Xehetarët’, që gjithashtu kanë fituar edhe Superkupën këtë edicion.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga