GJYSMËFINALJA 4: PEJA - BASHKIMI

Foto: KB Bashkimi/ fb
Triumf i Bashkimit në “Karagaç”, prizrenasit shkojnë në finale!
1 May, 2025 @21:04
Pas Trepçës, skuadra e dytë finaliste e Play Off-it për këtë sezon të Superligës është Bashkimi.
Prizrenasit e fituan sonte duelin e katërt të serisë gjysmëfinale ndaj Pejës, për ta eliminuar këtë të fundit me rezultat 3-1 në seri.
Takimi i sontëm i luajtur në “Karagaç” u mbyll me rezultat 78-84 në të mirë të Bashkimit.
Skuadra prizrenase ishte në epërsi që nga fillimi. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 35-40, e pastaj prizrenasit e menaxhuan mirë edhe pjesën e dytë. përkundër mosdorëzimit të pejanëve deri në fund, për të shkuar kështu në finale, ku do të përballen me Trepçën.
Gjatë çerekut të katërt ndeshja u ndërpre për pak kohë për shkak të hudhjes së gjësendeve në fushë, një gjë tashmë krejt e zakonshme dhe e përsëritshme në basketbollin tonë vendor, ku tifozëritë vendase rrallëherë pajtohen në mënyrë paqësore me humbje.
Wendell Green ka shënuar 28 pikë në fitoren që Bashkimin e çoi në finale. Ai bëri edhe 6 asistime e 3 kërcime në këtë fitore. Me 18 pikë u dallua Dirk ëilliams, ndërsa 17 pikë e 8 kërcime i bëri Jayveous McKinnis.
Te Peja, që s’arriti ta shtyejë serinë gjysmëfinale në përballjen e pestë dhe vendimtare, më efikas sonte ishte Marquez Toënes, që dha 27 pikë. Darryl Morsell dha 18 pikë, bëri 4 asistime e 6 kërcime, kurse me 17 pikë luajti Tulio Da Silva.
Fitorja dhe seria 3-1 në këtë gjysmëfinale konfirmon Bashkimin si finalist të playoffit ku do të luajë ndaj Trepçës në luftë për titullin kampion. Për Pejën, stinori mbaron sonte.
Seria finale e playoffit luhet deri në katër fitore. Ndërsa Bashkimi ka epërsinë e terrenit vendas. Seria nis në Prizren, dhe vazhdon në sitemin vajtje-ardhje, derisa një ekip të arrijë katër fitore.
Kujtojmë, Bashkimi kreu si lider stinorin e rregullt të Superligës për herë të parë në histori, ndërkaq Trepça ishte e dyta dhe është kampione aktuale e Superligës.