Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET PUBLIKU

Pas ankesës, Bashkimit i zbutet dënimi nga KAA

Fotot: KBBashkimi/ fb

Pas ankesës, Bashkimit i zbutet dënimi nga KAA


30 April, 2025 @15:21

Pas dënimit të shqiptuar nga KG ditë më parë, lidhur me incidentin e ndodhur në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të playoffit ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, dhe pas ankesës së Bashkimit në KAA për këtë vendim të KG-së, KAA ka vendosur që ankesa e KB Bashkimit është pjesërisht e bazuar dhe ka ulur dënimin për ekipin prizrenas.

Bashkimi ishte dënumar me 3 ndeshje pa spektatorë dhe me gjoba që kalonin shifrën prej 4 mijë eurove për incidentin në fjalë.

⦿ Ndërsa tash, pas ankesës Bashkimit dënimi i është sjellë në këtë mënyrë:

—Gjoba bëhet 1 mijë e 500 euro;
—Nga 3 ndeshje pa shikues, bëhen: 1 ndeshje pa shikues fare dhe 2 ndeshje pa prezencën e shikuesve VIP, ku lejohen vetëm 15 zyrtarë të klubeve pjesëmarrëse në ndeshje.
—Pjesa tjetër e dënimeve mbetet në fuqi.

Siç lë të kuptohet ky vendim, pra Bashkimit i është zbutur dënimi prej 2 mijë eurove dhe 3 ndeshje pa shikues, ndërsa të tjerat mbeten në fuqi.

Me këtë, bëhet e ditur se nëse luhet ndeshja e pestë e serisë gjysmëfinale ndaj Pejës, Bashkimi do ta luajë pa shikues, ndërsa nëse siguron finalen, atëherë Bashkimit shikuesit i kthehen në palestër, pa zonën VIP. Ndërsa shuma e gjobës prej 2 mijë eurove, është bërë 1 mijë e 500.

Kujtojmë, seria gjysmëfinale ndërmjet Bashkimit dhe Pejës aktualisht është 2-1 në të mirë të prizrenasve. Nesër mbrëma luhet ndeshja e katërt e serisë. Nëse Peja fiton, seria bartet në ndeshjen e pestë vendimtare në Prizren. Nëse Bashkimi fiton, atëherë ekipi prizrenas siguron finalen.

Fitues i serisë gjysmëfinale bëhet ekipi që arrin tre fitore.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga