Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIA VAZHDON NË PRIZREN

Para duelit të tretë

Para duelit të tretë


9 May, 2025 @14:05

Finalet e “Play-off”-it po dhurojnë spektakël të basketbollit.

Sfida me dramë dhe adrenalinë.

Bashkimi dhe Trepça po kërkojnë titullin e kampionit, derisa seria finale është barazuar në 1:1. Për herë të parë, skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

Ndeshja e parë finale kishte përfunduar 84:77, kurse e dyta 79:72.

Në garat e elitës gjashtë herë sa janë takuar, të gjitha ndeshjet janë fituar nga skuadrat vendase. Mitrovicasit fituan Kupën e Kosovës, duke mundur Bashkimin në kryeqytet. ‘Xehetarët’ kanë fituar edhe Superkupën dhe janë në kërkim të ‘tripletës’.

Portokallezinjtë që përfunduan garat e rregullta në vendin e parë, duan titullin për herë të parë nga viti 2018, që ishte hera e fundit që e fituan, njëkohësisht edhe e para.

Përballjet ndërmjet dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të dielën mbrëma në Prizren, ku pritet spektakël i basketbollit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga