Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI E NIS MBARË SERINË FINALE

Bashkimi fiton betejën e parë në luftë për titull

Bashkimi fiton betejën e parë në luftë për titull


4 May, 2025 @22:37

Pa spektatorë në palestër, Bashkimi ka arritur të menaxhojë mirë ndeshjen dhe të ruajë epërsinë e krijuar në çerek të tretë për të fituar ndeshjen e parë të serisë finale të playoffit të Superligës ndaj Trepçës, 1-0!

Bashkimi fitoi ndeshjen 84-77 ndërsa me nga 22 pikë të shënuara, Mack Smith dhe Wendell Green kanë qenë më efikasit në këtë fitore. Me double-double këtë ndeshje e kreu Jayveous McKinnis që shënoi 13 pikë e 11 kërcime në fitore.

Çereku i parë i takoi Trepçës, 15-18, por në të dytin Bashkimi riktheu gjithçka në favor të vetin me 23-14 e në të tretin siguroi thuajse fitoren me 25-19 për të çuar lehtë lojën deri në fund, 21-26, edhe pse mitrovicasit u afruan deri në 5 pikë në disa momente.

SKEMA E PLAYOFFIT

Te Trepça me 21 pikë më i dalluari ishte Mikaile Tmusic, që bëri edhe 4 asistime, ndërkaq me 18 pikë u dallua Tekele Cotton. Double-double i vetëm i Trepçës erdhi prej Michael Myersit, që pos 10 pikëve bëri edhe 13 kërcime.

Kjo ishte përballja e parë e serisë finale dhe tash Bashkimi me epërsi 1-0 udhëton në Mitrovicë të mërkurën kur në “Minatori” e pret Trepça. Seria finale e Superligës luhet deri në katër fitore, ndërsa përparësia e terrenit vendas është te prizrenasit, që kryen stinorin e rregullt si lider.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga