Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Befasi në Australian Open, Swiatek eliminohet nga Collins

Foto: Australian Open

Befasi në Australian Open, Swiatek eliminohet nga Collins


27 January, 2022 @12:40

Me befasi është mbyllur gjysmëfinalja e dytë e Australian Open te vajzat!

Polakja Iga Swiatek u eliminua në gjysmëfinale nga amerikanja Danielle Collins, rezultat që padyshim ishte befasues.

E renditur në vendin e shtatë në botën e tenisit momentalisht, Swiatek u eliminua nga Collins, e cila për momentin renditet e 27-ta në botë.

Collins dominoi që nga fillimi dhe e fitoi ndeshjen 2-0 në sete (6-4, 6-1), për të shkuar në finale të Australian Open.

Në finale Collins do të përballet të shtunën me australianen Ashleigh Barty, e cila sot fitoi ndaj amerikanes Keys në gjysmëfinalen tjetër.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis