Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Berrettini kalon në gjysmëfinale, aty e pret Nadali

Berrettini kalon në gjysmëfinale, aty e pret Nadali


25 January, 2022 @14:43

Një tjetër ndeshje me 5 sete u zhvillua sot në Australian Open.

Për plot 5 sete mes tyre luftuan italiani Matteo Berrettini e francezi Gael Monfils, e në fund fitores iu gëzua italiani, i cili e fitoi duelin dhe kështu kaloi në gjysmëfinale të Aus Open.

Berrettini fitoi 6-4, 6-4 në dy setët e parë, por Monfils nuk u dorëzua dhe barazoi gjithçka në 2-2 (6-3, 6-3), për ta çuar ndeshjen në setin e pestë.

NADAL VS. SHAPOVALOV - RAPORTI I NDESHJES

E aty Berrettini nuk lejoi befasi dhe e mposhti kundërshtarin 6-2, për ta fituar kështu përballjen 3-2 në sete.

Në gjysmëfinale Berrettini do të takohet të premten me spanjollin Nadal, kurse në gjysmëfinalen tjetër do të luajnë fituesit e dueleve Sinner vs. Tsisipas dhe Auger-Aliassime vs. Medvedev.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis