BEFASIA DREJT ÇEREKFINALES
Britanikja shpresëdhënëse
25 January, 2016 @11:54
Tenistja britanike Johanna Konta është bërë tenistja e parë nga ky vend që ka arritur të sigurojë çerekfinalen e një Grand Slami në 32 vitet e fundit!
Po, 32 vitet e fundit. Konta mposhti pas ndeshjes maratonike rusen Ekaterina Makarova në tre sete pas 3 orë e 4 minuta lojë në Margaret Court Arena në kuadër të Australian Open.
Konta, është e lindur në Australi, por britanikët ia dhanë pasaportën në vitin 2012.
“Falenderoj Zotin. Mendoj se mentalisht, emocionalisht dhe fizikisht, i kam lënë të gjitha në këtë fushë. Kam vrapuar pas çdo topi të vetëm dhe kam luftuar për çdo pikë të mundshme,” ka thënë e entuziazmuar tenistja e re pas fitores sot.