AUSTRALIAN OPEN 2016
Mbyll karrierën
21 January, 2016 @14:15
Lleyton Hewitt ka zhvilluar ndeshjen e fundit të karrierës si tenist në ‘single’ sot duke u mposhtur nga David Ferrer në rrethin e dytë të Australian Open 2016.
Ish numri një i botës Heëitt që ka fituar 2 tituj Grand Slam gjatë karrierës u mposht nga spanjolli shpejtë, në tre sete 6-2, 6-4 dhe 6-4.
Në përgjithësi Hewitt ka fituar 30 tituj në turne të ndryshme të tenisit, ndërsa Grand Slamet e vetme që i ka fituar kanë qenë: US Open 2001 dhe Wimbledon 2002.
“Ndeshjet me Australinë në Davis Cup kanë qenë krenaria më e madhe e karrierës sime,” ka thënë ndër të tjera 34 vjeçari që u përshëndet nga tenisi individual në Rod Laver Arena.