Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FEDERATA NJOFTON

Më të mirët e tenisit, të shtunën

Çast nga ceremonia e vitit të kaluar/ BOROZANI/ D.S.

Më të mirët e tenisit, të shtunën


Teksti: FTK

20 January, 2016 @13:00

Të shtunën më 23 janar, me fillim në ora 11 do të mbahet ceremonia e shpalljes së laureatëve të vitit 2015. Gjatë kësaj ceremonie festive do të nderohen tenistët më të mirë në Kosovë të kategorive të moshave të ndryshme, do të shpallet tenisti dhe tenistja e vitit, klubi më i mirë i vitit, arbitri i vitit, menaxheri etj. Federata e tenisit do të nderoj me mirënjohje të gjithë ata që ndihmuan dhe ndikuan në promovimin dhe zhvillimin e sportit të tenisit si sponsorët, mediat dhe partnerët tjerë. Me mirënjohje do të respektohen ato Komuna të Kosovës që kanë kontribuar në përmirësimin dhe ndërtimin e infrastrukturës sportive të tenisit gjatë vitit 2015. Departamenti i Sportit dhe Ministria e Kulturës dhe Sportit si mbështetësit kryesor poashtu do të nderohen me mirënjohje nga ana e FTK-së. Ceremonia që organizohet nga FTK do të mbahet në sallën e konferencave të restorantit Orion(perballe Kino ABC-se) në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis