TRIATHLON
Brownlee mbron titullin
18 August, 2016 @22:52
Alistair Brownlee ka mbrojtur me rehati titullin në triatlon. Britaniku metrat e fundit në vrapim i kaloi duke ecur dhe valëvitur flamurin e vendit të tij për të fituar të artën e dytë olimpike.
Kampioni i katërfishtë i botës la pas vëllain e tij, Jonathan Brownlee. Kampioni i shtatëfishtë i botës në triathlon mori medaljen e dytë olimpike pas të bronztës në Londër. Ndërkohë e bronzta i takoi Henri Schoeman nga Afrika Jugore.