KOSOVA

Bujar Qerimi, trajneri i Kosovës
17 February, 2021 @13:12
Bujar Qerimi është emëruar trajneri i përfaqësueses së Kosovës në hendboll.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, trajneri i deritashëm Taip Ramadani, e ka të pamundur që të udhëtoj nga Australia që të jetë në krye të ekipit, për këtë arsye Ramadani ka dhënë dorëheqjen e tij.
Trajneri Qerimi së fundi ishte selektori i U-20 të Belgjikës, derisa do të jetë në krye të përfaqësueses së Kosovës në katër ndeshjet e fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022.