Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATP ROMA

Deklason numrin 1

Alessandro Bianchi/Reuters

Deklason numrin 1


15 May, 2016 @19:05

Me një lojë standarde por perfekte, Andy Murray për ditëlindjen e tij deklason numrin 1 të botës Novak Djokovic duke e mundur në 2 sete në ATP Rome Masters 1000.

I gjithë meçi ishte i një-anshëm me Murray duke dëshmuar lojë cilësore në të gjitha repartet.

Në raste të caktuara, Djokovic mbetej pa zgjidhje dhe dukej totalisht i humbur derisa Andy sulmonte me varietet shutesh.

Po ashtu, Novak Djokovic fjalosej haptazi me gjyqtarin dhe kërkonte të ndërpritej meqi për shkak të rigave të vogla të shiut.

Andy Murray është Britanezi i parë që fiton në Romë dhe njëri ndër favoritët e Slam-it të ardhshëm në Roland Garros, Paris që mbahet prej 16 Maj deri më 5 Qershor.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis