HAGUE GRAND PRIX 2017
Distria dhe Gjakova i sjellin dy të arta Kosovës
17 November, 2017 @22:00
Xhudistet pejane përsëri kanë bërë më të mirën për vendin.
Distria Krasniqi është shpallë kampione në kategorinë -52 kg në Grand Prix të Hagës sot.
Pejanja ka mposhtur spanjollen Estrella Lopez në finale me ippon për t’u stolisur me medaljen e artë, ndërsa për të arritur në finale, ajo ka fituar tre duele.
Në anën tjetër, as Nora nuk ka mbetur pas.
Nora Gjakova ka fituar të artën në kategorinë -57 kg në turneun e njejtë. Viktimë e Gjakovës ishte gjermanja Theresa Stoll, të cilën e mposhti me wazzari dhe ippon.
“Dy vasha nga Kosova me rezultat të qindpërqindtë. Performancë fantastike e vajzave të Driton Kukës në ditën e parë të turneut në Hagë,” ka qenë shkrimi i judoinside sot pas triumfit të vajzave kosovare aty.