Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONATI BOTËROR / TOKIO

Distria e bronztë në Japoni

Foto nga arkivi

Distria e bronztë në Japoni


25 August, 2019 @13:42

Për herë të parë Kosova merr medalje të bronztë në kategorinë nën 48 kilogramë dhe këtë e arriti xhudistja Distria Krasniqi me triumfin e sja ndaj spanjolles Laura Martinez sot në Tokio.

Distria në rrugëtimin e saj drejt medaljes ka mposhtur Narantsetseg Ganbaatar nga Mongolia, pastaj Julia Figueroa nga Spanja, Paula Pareto nga Argjentina, kurse në gjysmëfinale u mposht nga japonezja Funa Tonaki.

Sidoqoftë, 23 vjeçarja kosovare ka arritur që të sigurojë medaljen duke e mposhtur spanjollen e lartpërmendur në luftë për vend të tretë.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera