Të gjitha lajmet

FORTNITE WORLD CUP

Tinejxheri amerikan fiton Kupën e Botës në Fortnite dhe shpërblimin 3mln dollarësh

Tinejxheri amerikan fiton Kupën e Botës në Fortnite dhe shpërblimin 3mln dollarësh

29 July, 2019 @10:33

Djaloshi 16 vjeçar nga SHBA, Kyle Giersdorf, ka fituar garën e Kupës së Botës në Fortnite për të fituar 3 milionë dollarë shpërblim.

E tërë TOP 4-shja fituese e kësaj gare është bërë milioner dje. Ndërsa çdo lojtar i këtij e-sporti që ka arritur të futet në Kupën Botërore ka marrë së paku 50 mijë dollarë.

Theksojmë edhe njëherë, fituesi i Fortnite është shpërblyer më shumë sesa fituesi i Wimbledonit këtë vjet.

fortnite

“Fjalët s’mund ta përshkruajnë këtë ndjenjë. Jam shumë-shumë i lumtur,” ka thënë Giersdorf që vjen nga Pensylvania. ”Çdo gjë që e kam bërë, është shpaguar. Thjesht, çmenduri; S’mund ta besojë.”

Në Kupën e Botës kanë ardhur lojtarë nga 30 shtete të ndryshme prej të cilëve 70 kanë qenë nga SHBA. Fortnite është lojë ku 100 lojtarë arrijnë në ishull, ku duhet të gjejnë armë, struktura ndërtuese dhe duke eliminuar njëri-tjetrin nga gara mbetet vetëm fituesi në ishull.

Kjo lojë, jashtëzakonisht e popullarizuar ka 200 milionë lojtarë të regjistruar në botë, e shkarkueshme pa pagesë, por lojtarët harxhojnë para në blerje të gjësendeve ndihmuese për lojë.

 

CITY

Pep zbulon se sa do të mungojë Sane

9 August, 2019 @17:06

Leroy Sane pritet të mungojë rreth gjashtë ose shtatë muaj pasi që pësoi lendim të gjurit. 23 vjeçari, krisi ligamentin…

ARRIHET MARRËVESHJA

Gjykatësi vendos për ditët e LaLigas

9 August, 2019 @17:02

La Liga dhe Federata e Futbollit e Spanjës kanë arritur marrëveshje përfundimtare sa i përket orarit të ndeshjeve për sezonin…

DANEZI

Edhe Schone largohet nga Ajaxi

9 August, 2019 @16:56

Transferi më i ri i ekipit të Genoa, Lasse Schone është zyrtarizuar gjatë dites së sotme. Për ekipin e…

RIKTHIM NË SUPERIORE

Ish mbrojtësi i kombëtares dhe Skënderbeut, te Tirana

9 August, 2019 @15:46

Futbollisti me përvojë, që së fundi luajti si mbrojtës te Skënderbeu i Korçës, Kristi Vangjeli, është zytarizuar sot si lojtar…

DREJTOR SPORTIV

Artim Pollozhani te Flamurtari i Vlorës

9 August, 2019 @15:42

Ish futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë dhe futbollisti i Flamurtarit të Vlorës, Artim Pollozhani, pas vënies së këpucëve në gozhdë…

Të gjitha lajmet nga