Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHUDO

Angazhohen artistët më të mirë për statujën e Majlindës

Angazhohen artistët më të mirë për statujën e Majlindës


18 July, 2019 @23:00

Për shumëkë mund të duket e pabesueshme, por aty ku arrijnë sukseset kulminante sportive - gjithçka është e mundur.

Përmes një postimi në Facebook, trajneri historik i xhudos, Driton Kuka ka bërë të ditur se Federata Botërore e Xhudos, kryetari i saj Vizer, ka vendosur që të punohet statuja e bronztë për kampionen tonë olimpike, Majlinda Kelmendi!

”Çdo gjë nga ana financiare kryhet nga FBXH, unë po kërkoj mendime të hapura se ku të vendoset statuja, në ndonjë vend meritor në vendin tonë. Shpresoj që për Majlindën të ndahet një vend meritor, i duhur, për kryeveprën që do të arrijë nga NewYorku së shpejti,” ka bërë të ditur ndër të tjera Kuka.

Punët do të kryhen nga artistët Gillie & Marc, që janë artistët publik më të mirë në histori të NewYorkut- sipas New York Times.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera