BUDAPEST GRAND PRIX 2019
Akili i artë në Budapest
13 July, 2019 @20:00
Xhudisti Akil Gjakova ka përfunduar misionin e tij në Budapest të Hungarisë me medalje të artë.
Ai në finale ka fituar me ippon ndaj kundërshtarit rus Georgii Elbakiev duke fituar kështu të artën në Grand Prixin e radhës.
Kështu Akili ka dalë më i miri në kategorinë e tij, deri në 73 kilogramë, duke i sjellë Kosovës të artën e parë nga Budapesti, pasi që dy vajzat dje u stolisën me të argjendtën.