Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRAND PRIX BUDAPEST

Majlinda mposhtet, Nora e Distria në finale

Majlinda mposhtet, Nora e Distria në finale


12 July, 2019 @15:52

Xhudistja më e mirë e Kosovës, Majlinda Kelmendi është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Prixit të Hungarisë, duke humbur në kohën shtesë nga japonezja Chishima Maeda.

Sidoqoftë, Majlinda ka edhe një rrugë për medalje, pasi që përmes repechage do të konkurrojë ndaj Ana Perezit për të arritur te medalja e bronztë.

Në anën tjetër, Distria Krasniqi ka siguruar finalen në të njëjtin turne. Ajo mposhti spanjollen Juliana Figueroa me ippon dhe tashmë ka medaljen e sigurtë.

Njëjtë si Distria, edhe Nora Gjakova ka arritur në finale. Nora ka tejkaluar xhudisten nga Panamaja, Miryam Rober për të arritur finalen e garës në kategorinë e saj.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera