Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WIMBLEDON 2019

Roger Federer i pari në histori që arrin 350-shen

Foto: wimbledon.com

Roger Federer i pari në histori që arrin 350-shen


6 July, 2019 @20:24

Nëntëmëbdhjetë pas triumfit ndaj Michael Changut në Australian Open, ku fitoi ndeshjen e parë në një Grand Slam, Roger Federer sot pa probleme ka shënuar të 350-tën fitore në një Grand Slam, duke e mposhtur Lucas Pouille-në e Francës.

Federer ka parakaluar lehtë në dukje francezin, që është treguar tejet luftarak, por thjesht më tepër ka qenë e pamundur ndaj mjeshtrit të tenisit.

Federer fitoi 3-0 në sete me rezultat [7-5, 6-2 dhe 7-6]. Me fitoren e 350-të në ndeshjet Grand Slam, zvicerani është bërë tenisti i parë në histori, në të dyja gjinitë, që ka arritur këtë shifër të fitoreve.

Pas triumfit të sotëm, Federer në përballjen e raundit të katërt (e teta e finales) do të ketë karshi tij italianin Berrettini, që është bartësi i 17 i turneut.

Kujtojmë, legjenda Federer është 37 vjeçar!


 
Të gjitha lajmet nga Tenis