WIMBLEDON 2019
Nis me befasi te femrat
1 July, 2019 @20:05
Tenistja kazake, Yulia Putinstseva, ka bërë befasinë e parë dhe të madhe që në ditën e parë të Wimbledonit.
Kazakja mposhti numrin dy të botës në tenisin e femrave, japonezen Naomi Osaka, duke e kaluar tepër lehtë me 2-0 në sete 7-6 dhe 6-2.
Përndryshe, për njohësit e mirë të tenisit, Putintseva nuk ka qenë e panjohur për Osakën, pasi që e eliminoi edhe në Birmingham, duke u treguar si një pengesë e madhe për japonezen.
Vetëm një orë e 36 minuta iu nevojitën kazakes për të eliminuar kundërshtaren, që u bë tenistja e parë e TOP 2-shes botërore prej 18 vitesh që mposhtet në raundin e parë. Martina Hingis ka qenë e fundit nga dyshja kryesore e rang listës botërore që ishte eliminuar në raundin e parë në Wimbledon 2001.