PARA WIMBLEDONIT
Djokovic merr Ivanisevicin si trajner
1 July, 2019 @13:46
Numri një në botën e tenisit, Novak Djokovic, ka shtuar tenistin e dikurshëm numër dy në botë, Goran Ivanisevic, në stafin e trajnerëvë të tij para garës së Wimbledonit.
“Jam krenar që Goran ka pranuar të jetë në anën time. Kemi arritur marrëveshje që të bashkëpunojmë përgjatë Wimbledonit dhe shpresoj që bashkëpunimi të zgjas edhe më,” ka shkruar Djokovic në një postim të tijin në Facebook.
Duke e shtuar në ekip Ivanisevicin, Djokovic ka shtuar forcë në ekipin e tij të trajnerëve, pasi që kroati ka fituar këtë garë në vitin 2001, ku kishte hyrë me WildCard. Ivanisevic gjithashtu ka regjistruar edhe tre finale të humbura në Wimbledon, duke u mposhtur nga Andre Agassi në vitin 1992 dhe nga Pete Sampras në 1994 dhe 1998.