Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WIMBLEDON 2019

Senzacionale: 15 vjeçarja mposht 5 herë kampionen

Foto via Eurosport

Senzacionale: 15 vjeçarja mposht 5 herë kampionen


1 July, 2019 @20:54

Tenistja 15 vjeçare që po debuton në Wimbledon, Cori Gauff, ka arritur që në raundin e parë të garës të eliminojë pesë herë kampionen, veteranen Venus Williams.

Gauff u bë vajza më e re në moshë që ka arritur të kualifikohet në “open era” të Wimbledonit, duke qenë dukshëm më e mirë se veteranja në lojë sot, për të fituar 2-0 në sete 6-4 dhe 6-4.

Venus 39 vjeçare që konsiderohet si pjesë e familjes së Wimbledonit pasi që qe dy dekada është pjesë e garës, duke fituar 5 herë titullin - dy prej titujve i ka të fituara në vitet kur Gauff as që ka qenë e lindur.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis