Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WIMBLEDON 2019

Përfundon ëndrra e Gauffit

Përfundon ëndrra e Gauffit


8 July, 2019 @20:47

Tenistja e re amerikane Coco Gauff ka përfunduar aventurën e saj mbresëlënëse në Wimbledon 2019.

Gauff 15 vjeçare është mposhtur nga Simona Halep në dy sete, 6-3 dhe 6-3, duke kryer kështu GrandSlamin e saj historik, një hap larg çerekfinales së garës.

Amerikania e re kishte befasuar në Wimbledon duke eliminuar radhazi Venus Williamsin, Magdalena Rybarikova dhe Polona Hercogun, për të arritur raundin e katërt të garës.

Halep, bartësja e shtatë ka siguruar çerekfinalen ndaj Shuai Zhangut.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis