Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BEACH VOLLEY

Vajzat bëhen kampione ballkanike

Vajzat bëhen kampione ballkanike


22 July, 2019 @23:43

Ka përfunduar Kampionati Ballkanik i Beach Volley U20 meshkuj dhe femra.

Ekipi kombëtar i Kosovës në beach volley në konurencen e femrave, Dhuratë Sylejmani, Valmira Ramadani ka arritur të fitoj medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyit i cili për tri ditë me radhë është mbajtur në Prishtinë.

Dyshja kosovare arriti të fitoj në finale ndaj ekipit kombëtar të Rumanisë, Hododi dhe Corcoz me rezultat të pastër 2:0 në sete. Dyshja Sylejmani/Ramadani po vazhdojnë formën e mirë që patën edhe në paraqitjet e tyre në Kampionatin Evropian.

Medaljen e bronztë kanë arritur ta fitojnë edhe ekipi i dytë i Kosovës në konkurencen e femrave Idrizi/Hasani pasi që në ndeshjen për vend të tretë mposhtën ekipin e parë të BeH.

Në konkurrencën e meshkujve vendin e parë ka arritur ta fitoj Rumania, pasi që në finale ka fituar ndaj ekipit të dytë të Shqipërisë me rezultat 2:0 në sete.

Medalje e bronztë kanë arritur ta fitojnë edhe ekipi i meshkujve nga Kosova Tërstena/Basha duke mposhtur ekipin kombëtar të Shqipërisë në ndeshjen për vend të tretë me rezultat 2:1.

Renditja femrat:

1. KOS 1 - Dhuratë Sylejmani, Valmira Ramadani
2. ROU - Andrea Corcoz, Iana Hododi
3. KOS 2 - Rinesa Hasani, Julinda Idrizi.

Renditja meshkujt:

1. ROU - Grigore Andrei, Cristan Andrei
2. ALB2 - Gesti Kapidani, Muharrem Deliu
3. KOS - Art Tërstena, Arlind Basha.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera