Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPORT ME KUAJ

Dujardin vazhdon dominimin

Dujardin vazhdon dominimin


15 August, 2016 @23:07

Britanikja Charlotte Dujardin me kalin e saj Valegro ka vazhduar të jetë dominuese në garën e dresurës.

Ajo sot fitoi garën individuale duke mbrojtur titullin nga Londra. Dujardin javën e kaluar kishte fituar të argjendtën në garën ekipore, derisa në Londër kishte qenë kampione në të dy kategoritë. Ajo gjithashtu ka dy nga tre titujt e mundshëm nga lojërat e fundit të sporteve me kuaj.

Dy medaljet tjera shkuan tek gjermanet Isabell Werth dhe Kristina Broring-Sprehe, të cilat kishin fituar të artën në garën ekipore të dresurës.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera