Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHUDO BERLIN - KUPA EUROPIANE U18

Edhe Erza Muminoviq e artë

Foto: FXHK

Edhe Erza Muminoviq e artë


Teksti: FXHK

7 April, 2018 @21:53

Erza Muminoviq (-44kg) ka shkëlqyer në kupën Evropiane për kadet në Berlin, me 4 ndeshje të fituara, duke e marrë të artën.

Erza në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesën nga Holanda, Indy Godschalk, për më pak se 1 minut.

Në ndeshjen e dytë mposhti me 3 denime Belgen, Jente Verstraeten.

Ajo në gjysëmfinale mposhti me Ippon garuesën më të mirë në këtë garë, kampionen aktuale evropiane për kadete, Kroaten Viktorija Ana Puljiz.

Në finale, Erza kaloi me Wazari dhe Ippon Gjermanen, Jule Ziegler dhe kështu u stolis me medalje të artë.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera