Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DAVIS CUP III 2016

Edhe Estonia e fortë për Kosovën

Edhe Estonia e fortë për Kosovën


3 March, 2016 @19:30

Përfaqësuesja e Kosovës në tenis ka pësuar humbje edhe në ditën e dytë të turneut Davis Cup. 

Përballja ndaj organizatorit të turneut Estonisë ka shkuar tërësisht në të mirë të vendasve, derisa këta kanë fituar 3-0 me lojë, e Kosova ende është në kërkim të setit të parë në histori. 

Vladimir Ivanov mposhti për 42 minuta tenistin numër një të Kosovës, Granit Bajraliu, 2-0 në sete, 6-0 dhe 6-2. Pas tij, Jurgen Zopp kaloi Hyda Banjskan ngjashëm, 6-0 dhe 6-1. 

Kurse në fund Mattias Siimar - Jurgen Zopp dolën më të mirë se Granit Bajraliu - Gurash Hasani duke i mposhtur me 6-1 dhe 6-1. 

Kosova nesër zhvillon përballjen e fundit të grupit, ndërsa tashmë nuk ka gjasa të kualifikohet tutje. 

Ky është turneu i parë që po merr pjesë Kosova si shtet në tenis, prej se ky sport u pranua në arenën ndërkombëtare. 

Estonia - Kosova, rezultatet
Estonia - Kosova, rezultatet

 
Të gjitha lajmet nga Tenis