SHENJËTARI

Edhe Kina e artë
7 August, 2016 @16:34
Kina ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të Rios.
Medalja e gjashtë për kinezët në këto Lojëra vjen nga Mengxue Zhang në disiplinën 10m pistoletë ajrore në shenjëtari.
Ajo në rrethin e fundit për të artën mposhti rusen Vitalina Batsarashkina. E bronzta i takoi grekes Ana Korakaki.
Nga sporti i shenjëtarisë, finalja tjetër sot është në disiplinën ‘kurth’ për femrat.