PEJË

Edhe Peja zyrtarizon trajnerin e ri, vjen amerikani Greg Gibson
28 June, 2025 @22:45
Përveç Yllit, sot edhe KB Peja ka njoftuar opinionin për ardhjen e një trajneri të ri në krye të skuadrës.
Amerikani Greg Gibson do të jetë në krye të pejanëve gjatë sezonit që vjen.
Me përvojë të gjatë në Evropë, e sidomos në basketbollin finlandez si dhe me bagazh të madh në drejtim të ndeshjeve në gara prestigjioze si Eurocup e Champions League, Gibson vjen te Peja me pritshmëri të mëdha.
Prej arritjeve më të mëdha të Gibsonit në detyrën e tij janë fitimi i 4 titujve në basketbollin finlandez si dhe shpallja “Trajneri i vitit 2012” po në këtë shtet.